Lajme

Rritet tarifa për vizat Shengen, 12% më shtrenjtë

Vizat shengen do të shtrejntohen me 90 euro. Propozimi i ri i Komisionit Europian në rishikimin e vizave për vendet të cilat nuk përfitojnë nga lejeqndrimi 90 ditor, vjen për shkak të rritjes së normës së inflacionit në kontinentin e vjetër. Gjithashtu organi parashikon dhe ndërtimin e plafromës për vizën dixhitale brenda 2028-ës.

Vitin e ardshëm çmimi i vizës Shengen për të udhëtuar në vendet e BEsë mund të shtrejntohet.

Propozimi ka ardhur nga Komisioni Europian i cili ka sugjeruar të rrisë çmimin nga 80 euro në 90 për udhëtarët adult dhe nga 40 në 45 për fëmijët, duke u rritur kështu me 12%.

Në rishikimin e tarifës nga organi çdo tre vjet, komisioni thekson se shtrejntimi i propozuar vjen si pasoj e rritjes së normës së inflacionit në BE.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Gjthashtu, propozimi parashikon dhe shtrejntimin e tarifës për vendet të cilat nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm për ripranimin individëve të dëbuar nga shtetet anëtare. Kjo do të thotë se nëse një vend nuk ndihmon në lejimin e njerëzve që u dëbuan nga vendet e BE-së të kthehen, ata do të duhet të paguajnë më shumë.

Për këto vende, tarifa do të jetë nga 120 në 135 euro si dhe nga 160 në 180 euro.

Nga ana tjetër, tarifa standarde për zgjaten e vizës do të mbetet 30 euro.

Komisioni Evropian paraqiti një draftin më 2 shkurt, pas një takimi në dhjetor, gjatë të cilit ekspertë nga vendet anëtare mbështetën rishikimin me një “shumicë dërrmuese”.

Nisma do të jetë e hapur për komente deri më 1 mars. Gjatë kësaj kohe, qytetarët e BE-së mund të shprehin mendimet e tyre për këtë çështje.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Viza Shengen kërkohet për qytetarët e vendeve jashtë BE-së që nuk përfitojnë nga rregulli 90-ditor.

Duke përfshirë shtetasit e vendeve si Afrika e Jugut, India, Pakistani, Sri Lanka dhe Kina kërkojnë vizën Shengen, e cila lejon qëndrimin në 28 vende evropiane deri në 90 ditë për qëllime turistike ose vizita familjare.

BE ka njoftuar gjithashtu planet për të sjellë një vizë Shengen vetëm dixhitale, e cila u diskutua që në vitin 2022.

Udhëtarët do të mund të aplikojnë online pavarësisht vendit që planifikojnë të vizitojnë në BE. Versioni dixhital do të zëvendësojë sistemin aktual të ngjitjeve në pasaporta.

Komisioni Evropian thotë se shpreson të prezantojë platformën dixhitale deri në vitin 2028.

Rruga Press

YouTube player