Bota

Mijëra traktorë bllokojnë rrugët në të gjithë Spanjën, opozita “përplaset” me qeverinë

Fermerët spanjollë kanë vijuar edhe sot protestat ndërsa me mijëra traktorë kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin dhe po përparojnë drejt Barcelonës.

Forca policore rajonale e Katalonjës, ka shoqëruar disa nga protestuesit dhe po rekomandon që të minimizohet lëvizja e qytetarëve në rajon.

Protestat kanë qenë edhe temë debati dhe akuzash në kongresin spanjoll mëngjesin e sotëm.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

Partia Popullore konservatore e opozitës (PP) ka akuzuar qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga socialistët e kryeministrit Pedro Sánchez se ka vënë “dogmatizmin mjedisor” përpara nevojave të fermerëve.

Rruga Press

YouTube player