KryesoreLajme

6 milionë euro të arsimit për inceneratorin, Manastirliu hesht për vendimin e Veliajt

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, është pyetur këtë të mërkurë në prezantimin e vendimeve të Qeverisë, për vendimin e Erion Veliaj për të kaluar 6 milionë euro nga fondet për arsimin si pagesë për inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Në transmetim të drejtpërdrejtë dhe e papërgatitur për pyetjen e gazetarit, ministrja u përpoq të bënte një bilanc të shkurtër të punës së dikasterit që drejton në bashkëpunim me bashkitë, por nuk tha asnjë fjalë për vendimin e kryebashkiakut.

Zonja Manastirliu, çfarë mendoni ju si ministre e Arsimit kur Bashkia e Tiranës heq 6 milionë euro fonde të dedikuara për arsimin dhe emergjencat civile, për të financuar inceneratorin e Tiranës. A është Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ashtu siç deklaroi AHmetaj?

Ogerta Manastirliu: Unë doja të ndalesha tipikisht në përgjigje të pyetjes suaj përsa i përket prioritetit tonë për arsimin. Qeveria shqiptare është e angazhuar që në krye të herës për të financuar arsimin në të gjitha nivelet e tij. Duke filluar nga arsimi parashkollor, parauniversitar dhe sistemin universitar duke inkurajuar partneritetet me pushtetin lokal.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Këtu dua të saktësoj që ne kemi një bashkëpunim shumë të madh me të gjitha bashkitë, në funksion të të gjithë investimeve sa i përket rehabilitimit dhe ndërtimit të institucioneve dhe objekteve arsimore.

Dua të them këtu që jo vetëm që nuk janë ulur, por fondet dedikuar arsimit janë rritur vit pas viti. Dhe ne këtë vit kemi patur buxhetin më të madh historik për arsimin, duke patur këtu dhe të gjithë mbështetjen që vjen nga bashkitë. Edhe nga Bashkia e Tiranës.

Denoncimi për fondet 6 milionë euro të arsimit në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe njëherësh anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Tedi Blushi publikoi një dokument që sipas tij fakton se se Erion Veliaj ka hequr rreth 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për arsimin dhe emergjencat civile, për t’i kaluar tek inceneratori fantazmë dhe nën sekuestro i Tiranës. Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin.

Në përgjigjen e saj zyrtare, Bashkia pohon se për të mbuluar pagesën e fondeve për inceneratorin janë hequr:

2.5 milion euro nga buxheti për arsimin parashkollor;

1.7 milion euro nga buxheti për arsimin e mesëm;

1.8 milion euro nga Fondi Rezervë.

YouTube player