Bislimi për projektligjin e KPM-së: Është sipas direktivave të BE-së, rritet transparenca e pronësisë së mediave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka thënë se projektligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) do të rrisë transparencën e pronësisë së mediave.
Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën u shqyrtua në parim projektligjin për KPM-në. Tani pritet të përcillet në Kuvend, mes shumë kritikave.
Bislimi ka thënë se ky projektligj është në përputhje me direktivat evropiane.
Tea Blakaj, këshilltare ligjore në Qeveri, ka thënë se projektligji ka kaluar në të gjitha fazat e konsultimit publik.
“Kemi transpozuar të gjithë direktivën evropiane”, ka thënë Blakaj.
“Askush nuk e cungon të drejtën për të dhënë komente, por askush nuk jep siguri që komentet të jenë të sakta… një ekonomi që synon t’i përafrohet Komisionit Evropian synon formalitet e jo informalitet”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, duke iu referuar obligimit për regjistrim në KPM të mediave online që publikojnë video siç parashihet në projektligj.
Rruga Press