KryesoreLajme

Sulmi terrorist në Banjskë, Gërvalla para deputetëve italianë: Veproni, na rrezikojnë paqen

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Itali është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve, Giulio Tremonti.

Sipas njoftimit të ministrisë, progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave  të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik, ishin disa nga temat e takimit.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Gërvalla thuhet se ka njoftuar Tremontin dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ka riktheksuar nevojën për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player