KryesoreLajme

Bislimi reagon pasi Serbia shkurtoi buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas vendimit të Serbisë për ta shkarkuar buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Bislimi ka thumbuar Bashkimin Evropian duke thënë se blloku “nuk po e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë”.

“Kështu duket minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik nëpërmjet metodave administrative, tash po vazhdohet edhe me shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Por, ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë. Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe nuk ka shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare. Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për ta luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu të hënën në “Facebook” kishte njoftuar për shkurtimin e buxhetit, ndërsa ka thënë se do të jetë jashtëzakonisht i vështirë funksionimi i Këshillit.

“Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që ta rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë. Buxheti për institucionin tonë do duhej të rritej për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kjo jo që nuk u mor parasysh, përkundrazi e ulën buxhetin. Kjo e vështirëson jashtëzakonisht shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Lidhur me këtë i njoftuam ndërkombëtarët. As ky kërcënim nuk do të na zmbraps nga puna, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky!” – ka shkruar Lutfiu.

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player