Lajme

Sekretari amerikan Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë


Sekretari amerikan, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt.

Aktualisht s’dihet qëllimi i vizitës. Është raportuar se bëhet fjalë për vlerësim raportesh SHBA-Shqipëri dhe për bashkëpunimin me NATO-n.

Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë. Herën e fundit që Blinkeni vizitoi Shqipërinë ishte më 2021, kur mori nën drejtim diplomacinë amerikane.

Nuk dihet nëse ai do ta vizitojë edhe Kosovë.

Rruga Press

YouTube player