Bota

Vuçiqi shkon dhe qahet te kinezët për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën ia ka dorëzuar ambasadorit kinez në Serbi, Li Ming, letrën për presidentin e Kinës, Xi Jinping, në të cilën ka thënë se ka shkruar për situatën në Kosovë.

“Takim i jashtëzakonshëm me ambasadorin e Republikës së Kinës, Li Ming”, ka thënë ai. “Ia kam dorëzuar letrën që ia kam çuar presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimet e përshpejtuara në raportet tona bilaterale”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Siç ka thënë në Instagram, Vuçiqi ka falënderuar Kinën për reagimin e fuqishëm dhe të qartë ndaj “lëvizjeve të papërgjegjshme të Prishtinës, qartë kundër popullit serb në Kosovë”, duke iu referuar ndalimit të dinarit si valutë në Kosovë.

Kina vazhdon ta refuzojë shtetësinë e Kosovës. Serbia ruan raporte të mira me Kinën, nga e cila merr një pjesë të konsiderueshme të armatimit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player