KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu vizitë në Britani të Madhe, në takim me deputetet Alicia Kearns diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Në ditën e parë të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur takime të ndara me deputeten Alicia Kearns dhe përfaqësuesit e Komisionit për emërime gjyqësore, të kryesuar nga Lordi për Drejtësi, Mark Warby.

Gjatë këtij takimit me deputeten, ministrja Haxhiu dhe deputetja Kearns diskutuan për çështje të rëndësishme të cilat ndërlidhen me bashkëpunimin në mes të dy vendeve e të cilat kanë të bëjnë më mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit, por edhe për situatën politike në Republikën Kosovës.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci: Kadetët përfunduan me sukses ‘Kampin e Avancuar 2024’

“Në këtë takim, Ministrja Haxhiu foli për progresin e vendit dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës drejt ruajtjes së sigurisë dhe shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Republikës dhe gjithashtu, për adresimin e dhunës në familje dhe vetëdijesimin përmes veprimeve konkrete dhe kampanjave vetëdijësuese”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Haxhiu falënderoi deputeten Kearns dhe Mbretërinë e Bashkuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë

Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Haxhiu u takua gjithashtu me përfaqësuesit e Komisionin për emërime Gjyqësore të kryesuar nga Lordi për Drejtësi, Mark Warby, të cilët i njoftoi për avancimin e standardeve të integritetit me rastin e përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të rinj dhe punën në proces lidhur me integritetin, disiplinën dhe vlerësimin e performancës.

Rruga Press

YouTube player