Një vit pas katastrofës me mbi 50 mijë viktima në Turqi, mbijetesa në qytete fantazmë
Turqia kujton sot më shumë se 50.000 viktimat e katastrofës së tërmetit një vit më parë. Rindërtimi ecën ngadalë, sot ende shumë vetë jetojnë në strehimore provizore. Kush mundet është larguar nga rajoni.
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u trondit nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 50.000 vetë ndërruan jetë nga tërmeti, më shumë se 125.000 u plagosën. Qyteti Hatay në kufirin me Sirinë u prek më shumë nga tërmeti. Aty ku janë hequr rrënojat dhe mbeturinat nuk ka mbetur asgjë më. Shumë lagje të Hatay janë kthyer në lagje fantazmë.
Jeta provizore bëhet e përhershme
Pas tërmetit shumë banorë u larguan, ata që kanë qëndruar jetojnë në masë të madhe në kontenierë, që ishin menduar të ishin strehimore provizore. Rreth 200 prej tyre u ngritën me shpejtësi në zonën përreth Hatayt. Më shumë se 187.000 vetë kanë gjetur aty strehë. Sot pakënaqësia është e madhe. Banorët ankohen se ka shumë pak vend në kontenierë. Në shumë prej tyre banojnë familje të tëra. Serap Selcuk ndan një kontenier me dy fëmijët dhe pesë persona të tjerë. Ajo thotë, se kanë kërkuar një kontenier të dytë, por nuk kanë marrë ende përgjigje. “Kushtet e jetesës janë të vështira”, thotë mësuesja për DW. “Fëmijët dhe unë kemi vështirësi të mëdhe të gjejmë veten këtu”. Edhe Meryem Kataras banon në strehimore provizore. “Jeta këtu është e vështirë, po ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën”, thotë Mereym, nënë me tre fëmijë. Shpesh mungon uji dhe rryma elektrike.
Në ditët e para pas tërmetit njerëzve u dhanë falas ushqime dhe artikuj të tjerë, por ndihmat humanitare tani janë ndërprerë. Serap Selcuk raporton, se ka marrë vetëm dy paketa ndihme nga Autoriteti Turk i Katastrofave, AFAD. Ky autoritet u vendos në shënjestër të kritikave në ditët pas tërmetit, sepse nuk reagoi në kohën e duhur.
Në Hatay problem nuk është vetëm mungesa e ujit dhe rrymës elektrike, por edhe rrugët e dëmtuara. Disa prej tyre janë të pakalueshme, dhe kur ka shira, problemi vështirësohet, sepse ujërat nuk rrjedhin. Serap Selcuk ankohet edhe për kriminalitetin në rritje. Në fillim policia dhe rojet kujdeseshin për fshatin e kontenierëve “Sot ka vetëm disa kamera”, thotë Serap. “Para pak ditësh dikush kërcënoi një banor me armë.” Askush nuk ndërhyri.
Vetëm 25 apartamente gati
Se sa ngadalë ecën rindërtimi kuptohet tek ndërtimi i apartamenteve të reja në Hatay. Plani ishte të ndërtoheshin 45.000 apartamente të reja. Por vetëm 2600 prej tyre janë para përfundimit. Gati për të hyrë janë vetëm 25 apartamente, sipas të dhënave zyrtare. Meryem Kataras thotë, se numri i ndërtimeve të reja nuk mjafton. Ndërtimet janë zhvendosur në një pjesë të largët të qytetit, ato janë ende pa përfunduar dhe rrugët nuk janë gati. “Më duket e pamundur t’u ndihmohet të gjithë të prekurve këtu”, thotë Karatas, që para tërmetit kishte shtëpinë e saj.
Lagje me kontenierë të bardhë në Hatay, në sfond male, fëmijë luajnë jashtë banorët ankohen se kanë pak vendLagje me kontenierë të bardhë në Hatay, në sfond male, fëmijë luajnë jashtë banorët ankohen se kanë pak vend
Shumë banorë duan të qëndrojnë në Hatay, si Mustafa Bayir. “Unë nuk ika nga qyteti im pas tërmetit. Por shteti ia ka lënë Hatayn fatit”, thotë ai. Mustafai jeton me familjen tetëanëtarëshe në një kontenier të vogël. “Kishim një apartament 179 metra katrorë. Tani duhet të jetojmë në 21 metra katrorë” rrëfen 70 vjeçari Abudlsamet Pulat. Megjithatë ai i është mirënjohës shtetit.”Nuk vdiqëm urie, apo nga etja, kishim të paktën një strehë mbi kokë.”
Shumë vetë nuk kthehen
Edhe në zonën industriale të Hatayt u shkatërruan 95% e ndërtimeve. Ethem Icer bukëpjekës ka rihapur dyqanin në një ndërtesë gati të shkatërruar. Numri i klientëve kanë rënë shumë që pas tërmetit, thotë ai. Në vend të 4000 bukëve që shiste dikur, sot ai shet vetëm 1000. Nga shtatë punëtorë i ka mbetur vetëm një. Ethemi është i zemëruar me shtetin se dyqanxhinj të vegjël si ai nuk marrin ndihma.
Shumë ndërtesa janë ende në ndërtim e sipër, pak apartamente janë gati, rrugë që të çon në pallate të pambaruaraShumë ndërtesa janë ende në ndërtim e sipër, pak apartamente janë gati, rrugë që të çon në pallate të pambaruara
Shumë ndërtesa janë ende në ndërtim e sipër, pak apartamente janë gatiFotografi: Aynur Tekin/DW
“Shteti na ka harruar”, thotë mekaniku Levent Icency për DW. “Shumë vetë duan të punojnë sërish, por nuk mbështeten sa duhet nga shteti. Më parë kishim këtu mjeshtra shumë të mirë. Por ata janë larguar tani dhe nuk kthehen më. Kjo është humbje e madhe.” Edhe taksisti Ekrem Özturk është i fundit nga 15 shoferët e sipërmarrjes së tij. “Shumë thonë se këtu gjërat janë normalizuar”, thotë Ekremi. “Por kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë dëshiroj që të kisha vdekur nga tërmeti. Nuk do më duhej të shihja të gjithë gjendje kështu sot.”
Rruga Press