KryesoreLajme

Shqipëria në “terr” statistikor, databaza e INSTAT-it jashtë funksionit, ekspertët: Sulmet po masivizohen

Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), nuk është aktive që nga data 31 janar, kur grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ njoftoi se kishte sulmuar serverat dhe web-in. Pas pesë ditësh nga sulmi, të dhënat të detajuara të statistikave zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësinë, etj nuk janë të aksesueshme. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktivitetin në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.

Një ditë më parë INSTAT njoftoi mediat me anë të një emali se pas sulmit kibernetik të ndodhur më datë 31 janar 2024 është arritur të rihapet faqja zyrtare www.instat.gov.al. Në ditët në vijim faqja zyrtare do të përditësohet me informacionet e fundit, vijoi në njoftimin e tij INSTAT. Në seksionin e tregtisë së jashtme mungojnë dy muajt e fundit të vitit 2024, nëntor dhe dhjetor, por ndërkohë databaza që jep të dhëna të detajuara është jashtë funksionit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Gjatë fundjavës “Homeland Justice’ njoftuan se kanë asks të plotë në 10 terrabite, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit. Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerave ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë te ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi, që përfshin aksesin edhe në sistemet Back-up. Këto sisteme shërbejnë për të ruajtur të dhënat në serverë të veçante në rast të një sulmi në sistemet me të cilat punohet. Eksperti shpjegoi se metodat e hakerimit kanë evoluar shumë vitet e fundit, ndërkohë që ka shumë pak IT profesionte dhe përdoruesit e sistemeve nuk kanë kulturën bazike për të ruajtur nga sulmet.

“PSH vitet e fundit hakerimi nga emaili është bërë agresiv. Punonjësve ju shkon një email nga shefi, hapja e të cilit u jep akses në sistem hackerave”-tha eksperti. Kjo lloj mënyrë po aplikohet masivisht edhe ndaj bizneseve vitin e fundit, të cilët hakërrohen për gjobëvënie.

Eksperti tha se që kur sistemet u përnderuan në Agjencinë e Kombëtare të Informacionit, në shume institucione nuk ka punonjës IT në organikë. Pranie e IT ne entet publike është e domosdoshme për të kontrolluar dhe trajnuar përdoruesit, por edhe për të kontrolluar rrjetet pasi sulmet tani po ndodhin në këtë mënyrë, shpjegoi ai. Para se të ndodhnin sulmet, INSTAT dështoi të realizojë dhe të publikojë në kohë të dhënat paraprake e censit të popullsisë të vitit 2023.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Censi i fundit ishte më i shtrenjti në histori, me rreth 13 milionë euro dhe 7500 persona te aktivizuar, që sipas qeverise dhe INSTAT u aplikuan me qëllim publikimin sa më të shpejtë të rezultateve. Mirëpo në historinë e tranziconit ky ishte censi i parë në të cilin nuk u respektuan afatet për publikimin e të dhënave paraprake për popullsinë dhe banesat në dhjetor 2023. E dhëna mbi shifrën e popullsisë në vend është emergjentë për të saktësuar të gjithë të dhënat e tjera që prodhohen dhe që kanë kuptim vetëm kur krahasohen me popullsinë e vendit. /Monitor/

YouTube player