Sport

Vllaznia-Ael Limasol, ja si t’i blini biletat

Vllaznia kërkon të kalojë të enjten në turin e tretë të Conference League, ndërsa në takimin e parë ndaj Ael Limasol humbi me rezultatin minimal 1-0.

Në kampin kuqeblu janë mjaft të karikuar dhe besojnë shumë te përmbysja pavarësisht forcës së kundërshtarit, ndërkohë që në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të jenë rreth 5 mijë tifozë.

Biletat për duelin që nis prej orës 21:00 kanë dalë në shitje që nga dita e djeshme në biletarinë e stadiumit, por një tjetër mënyrë për të blerë biletat është edhe ajo online, që i është ofruar tifozëve për të shmangur vapën dhe radhët e gjata.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *