Bota

Komanda Qendrore e SHBA-së ndan pamjet e sulmeve nga anijet në Detin e Kuq drejt objektivave Houthi në Jemen

Komanda Qendrore e SHBA-së ka publikuar pamjet që tregojnë lëshimin e raketave nga shkatërruesit USS Gravely dhe USS Carney drejt objektivave Houthi në Jemen.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë gjithashtu aeroplanë që ngrihen nga aeroplanmbajtësja USS Dwight D Eisenhower.

Pamjet janë filmuar gjatë sulmeve të së shtunës mbrëma.

Më vete, të dielën mbrëma, Komanda Qendrore e SHBA tha se ata kishin kryer “sulme vetëmbrojtëse” shtesë në Jemen të dielën në mëngjes.

Lexo më shumë  Ukraina godet aeroportin ushtarak në Rostov, Rusia humb gjashtë helikopterë

“Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, thuhej në një deklaratë.

“Këto veprime do të mbrojnë lirinë e lundrimit dhe do t’i bëjnë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare”.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

Ndryshe, SHBA – si dhe Britania e Madhe – kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake që u përkasin rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq.

YouTube player