Sport

E arta e parë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, i jep fund karrierës

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në këtë sport. Kampionia olimpike këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për KTV-në.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoj si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka folur për sukseset e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, që fituan medaljet e arta.

“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë”, tha Kelmendi.

Kelmendi ka fituar në sport çdo gjë që mund të fitohet. Ajo vlerësohet legjendë e sportit të xhudos. 30-vjeçarja ka garuar në tri Olimpiada, ndërsa në “Rio 2016” i solli Kosovës medaljen e parë olimpike, dhe atë të artë.

Kelmendi ka fituar edhe dy tituj të botës, si dhe e ka një medalje të bronztë botërore. Ndërkohë ka katër të arta evropiane e një të bronztë. Ka fituar shumë turne Grand Slam e Grand Prix, si dhe një herë Mastersin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *