Nata e tmerrit, 24 vite nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës
Sot bëhen plot 24 vite nga masakra e datës 3 dhe 4 shkurt në vitin 2000, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në natën mes të datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës u ekzekutuan dhjetë qytetarë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.
Po ashtu u dëbuan nga shtëpitë e tyre 1,564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.
Nga KMLDNJ kishin thënë se është i rëndë përkujtimi i kësaj masakre dhe se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare.
Ndërkaq, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.
Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP-i i Serbisë, në krye me ish-komandantin, Dragan Delibashiq, politikanin tashmë të vrarë serb Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.
Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Rruga Press