Njihuni me “gjuetarin e tankeve” të ushtrisë së Ukrainës që po “terrorizon Rusinë”
Një “gjuetar i tankeve” në ushtrinë ukrainase ka hedhur në erë më shumë se 40 automjete luftarake ruse dhe thotë se nuk do të ndalet kurrë.
Bëhet fjalë për komandantin e ekipit të raketave anti-tank në Brigadën 79 tek Forcat e Armatosura të Ukrainës i njohur me emrin “Gagauz”.
Ai operon me armën anti-tank Javelin dhe potencon se është “i dashuruar” me armën e prodhuar nga SHBA-ja.
Anti-tanku Javelin ka qenë një armë kyçe për shkatërrimin e tankeve ruse, duke u cilësuar si favorit i fortë midis ushtarëve ukrainas në luftën e tyre kundër forcave ruse.
Vetëm disa javë pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës, arma anti-tank ishte aq e popullarizuar sa u emërua si “Javelini i Shenjtë”.
Ndryshe, para disa javës SHBA-ja dha dritën jeshile për Kosovën për t’u armatosur me këtë armë.
Nuk dihet se kur do të vijnë furnizimet e para në Kosovë.
Rruga Press