Bota

Këto janë raketat me të cilat do të furnizohet Ukraina së shpejti – “mund të depërtojnë edhe më thellë brenda Rusisë”

Ukraina së shpejti do të pajiset me serine e parë të raketave me rreze më të gjatë të prodhuar nga Boeing, që do të “depërtojnë edhe më thellë brenda Rusisë”.

Këto bomba me të cilat do të pajisjet Ukraina, do t’ia mundësojë ushtrisë ukrainase t’i godasë objektivat me dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që lanson tani nga Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe mund të detyrojë Rusinë të lëvizë furnizimet edhe më larg nga vijat e frontit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Testimet e këtyre raketave (GLSDB) ndodhën më 16 janar në poligonin e testimit të bazës ajrore Eglin në Florida.

Koha e dorëzimit dhe vendosja e tyre përfundimtare ka qenë sekret.

Për administratën presidentit amerikan Joe Biden, vendimi për të dërguar raketa GLSDB në Ukrainë përfaqëson një mënyrë alternative për raketat ATACMS, të cilën administrata e ka ofruar deri më tani në një numër të vogël.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rruga Press

YouTube player