“Republika jonë ka shumë miq dhe partnerë”, Kurti: Kosovës i janë hapur shumë dyer
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar të mbarë fillimin e vitit 2024 sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës i janë hapur shumë dyer dhe se vendi ynë k aka shumë miq e partnerë.
“Na janë hapur shumë dyer dhe i kemi hapur shpesh dyert tona, sepse Republika jonë ka shumë miq dhe partnerë. Në këto tre vite kemi qenë nikoqir të shumë prej tyre”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se vetëm gjatë muajit janar “mirëpritëm ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cameron, Kryeministrin e Irlandës, Varadkar, ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Dvorak dhe Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski”.
“Për një fillim të mbarë të edhe një viti tjetër të bashkëpunimit ndërkombëtar e partneritetit vleror”, ka shkruar Kurti, duke postuar një video nga takimet që kishte me partnerët ndërkombëtarë.
Rruga Press