Bota

“Spiunë rusë në PE”, deputetët e Letonisë letër BE: Verifikoni eurodeputetët

Politika në Letoni është tronditur nga një skandal spiunazhi. Një investigim i medias vendase zbuloi se, Tatjana Zdanoka, një prej politikaneve me të vjetra dhe deputete e Parlamentit Europian, ka punuar prej vitesh për shërbimin sekret rus.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj saj ndërsa Parlamenti letonez ka ngritur një komision hetimore, që do të verifikojë aktivitetin e saj politik. Zdanoka është një nga europarlamentaret që kundërshtoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në Bruksel dhe refuzoi ta quante pushtim hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Pas skandalit, deputetët e Letonisë që kanë paralajmëruar se pas Ukrainës, Vladimir Putin do të shtrijë ndikimin ushtarak drejt vendeve baltike, i kanë dërguar një letër zyrtare institucioneve të Bashkimit Europian. Në letër ata thonë se kë Parlamentin Europian prej 705 deputetësh ka emra të tjerë që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.

Deputetët thonë se institucionet e Bashkimit Europian duhet të verifikojnë qëndrimet publike, votimet e ligjeve dhe takimet që kanë kryer një numër i madh deputetësh lidhur me Rusinë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player