Zyrtare: Marash Kumbulla transferohet te Sassuolo
Sassuolo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla nga Roma.
Mbrojtësi shqiptar ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi ka qenë jashtë fushave nga sezoni i kaluar shkaku i një dëmtimi.
Megjithatë, në fillim të vitit Kumbulla u rikthye në stërvitjet e skuadrës së Romës, por pa pasur mundësi të luajë shkaku i mungesës së gjatë.
Forma jo e mirë dhe Euro 2024 afër kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij.
Marash Kumbulla è un nuovo calciatore neroverde! ✍️
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 1, 2024
Benvenuto @KumbullaMarash 👋#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/oLjBeO7iGs
Është Sassuolo që ka shfrytëzuar rastin duke arritur marrëveshje me Romën dhe Kumbullën për huazimin e tij deri në fund të sezonit.
“Marash Kumbulla është blerë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sassuolos.
Ndryshe, Kumbulla ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Udinese dhe Genoa.
Rruga Press