Lajme

Varianti Delta/ Komiteti del me vendim për masat

Edhe pse në Shqipëri janë identifikuar zyrtarisht rastet e koronavirusit Covid 19 të varianti Delta, Komiteti Teknik mendon se nuk duhet të ndryshojnë masat.

Mira Rakacolli bëri thirrje për të vazhduar të njëjtat masa dhe për mbajtur maskat në ambiente të mbyllura.

Ajo tha se nuk ka nevojë për të ndryshuar masat për momentin.

Lexo më shumë  Libri "Albanian Files" i Ramës thotë se në Divjakë-Karavasta do të ndërtohet qytet i tërë me vila dhe kulla për 50 mijë banorë

Nga ana tjetër, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se varianti Delta i COVID është shtrirë në 10 qytete

‘Numri i bashkive ka shkuar në 10 ndërkohë që në raport femra meshkuj, 52 me 48 dhe në shërbimin e sëmundjeve infektive janë të shtruar 9 pacientë. Rreth 500 mijë të vaksinuar me dozën e dytë. Varianti Delta në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora’, njofton Fico.

Lexo më shumë  "Ju nuk jeni vetëm"/ Mijëra qytetarë prej 26 ditësh kërkojnë largimin e Ramës, eurodeputetja gjermane: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *