Gazi dhe “pushtimi” rus, çfarë fshihet në të vërtetë pas protestave në Kazakistan?
A janë politika e Perëndimit për shkuarjen drejt energjisë së gjelbër, dhe objektivat në lidhje me ndryshimet klimatike, përgjegjëse tërthorazi për trazirat aktuale në Kazakistan? Dhe çfarë mund të sugjerojë kjo për lidhjet midis politikës mjedisore, atë në fushën energjitike dhe stabilitetit gjeopolitik Euro-Aziatik?
Duhet të mos harrojmë se për vite me radhë, regjimet autoritare të Lindjes së Mesme, u duk se po projektonin një atmosferë stabiliteti. Një seri protestash politike në Egjipt në vitin 2008 u shuan shpejt, duke mos paraqitur asnjë sfidë serioze për regjimin e Hosni Mubarak.