Lajme

Policia vazhdon bastisjet në Zveçan, gjen thasë të tjerë me rërë që përdoreshin për barrikada


Policia e Kosovës ka vazhduar me batisjet në Zveçan edhe këtë të mërkurë, ku ka hasur edhe në thasë të tjerë të mbushur me rërë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, tha se thasët janë gjetur në një shtëpi private, të cilët besohet se aty kishin qenë që nga koha e barrikadave në vitin 2022.

Shtatë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit në Ligën PremierCila është situata kur bëhet fjalë për korrupsionin në Evropë – sipas Transparenc…Loja me litarë sjell debate mes banorëve në BBVA, përfshihet edhe fejaSherr në Kavajë, plagoset 28-vjeçariNga Anglia e quajnë të kryer trajnerin që do ta pasojë Kloppin te Liverpooli

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

 “Sot rreth orës 14.00 policia në vazhdën e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyrë edhe tek një shtëpi private ku ka has në thasë të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, deklaroi Elshani.

Ai tutje bëri të ditur se hyrjen në atë shtëpi policia e ka bërë në prezencë të pronarit të shtëpisë, i cili njëherësh është edhe pronar i objektit ku një ditë më parë janë konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, përfundoi Elshani.

Rruga Press

YouTube player