Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ofensiva e Moskës do të përfundojë në pranverë
Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, tha se ofensiva e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë do të përfundojë në fillim të pranverës.
Sipas tij, ofensiva aktuale, e cila po vazhdon që nga nëntori i vitit 2023 nuk kishte bërë përparim të rëndësishëm.
“Ofensiva e tyre vazhdon. Në fillim të pranverës do të shterohet plotësisht. Aktualisht, është lëvizja e armikut. Ajo do të përfundojë dhe besoj, do të fillojë e jona”, deklaroi ai.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, trupat ruse po përpiqen të avancojnë në sektorët Kupiansk, Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore.
Ndërkohë, tre civilë u plagosën lehtë pas një sulmi me dron rus në qytetin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës.
Rruga Press