Dezinformatë e radhës për FSK-në në “RT Balkan”, pretendohet se britanikët dërgojnë shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë
“A po dërgojnë britanikët, shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë?” është titulli i një artikulli të portalit “Russia Today Balkan” me seli në Beograd, i publikuar më 30.01.2024. Me anë të këtij titulli ky portal shpërndan dezinformatë për Ambasadën britanike në Prishtine si dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Cfare tha Goran Petronijevic
“Shumë shpejt do të keni mundësinë të shihni një numër të madh të shqiptarëve të Kosovës që janë trajnuar në Britaninë e Madhe, të cilët do të paraqiten në Ukrainë, dhe ata që do të kthehen të gjallë prej andej, do të jenë ushtarë jashtëzakonisht të trajnuar, si dhe ata që janë kthyer nga fushëbeteja siriane, ku morën pjesë disa qindra shqiptarë”, thotë avokati Goran Petronijeviq.
Analizë:
Portali Russia Today shpërndan dezinformatë me këtë titull si dhe me paragrafin brenda tij për FSK-në dhe Ambasadën britanike në Prishtine për dërgimin e eprorëve të FSK-së në ushtrime në Britani me ushaterët e Ukrianës.
Ata pretendojnë që ushtarët nga Kosova do të dërgohen në frontin e luftës në Ukrainë.
Kjo është më se e pavërtetë sepse ushtarët e FSK-së dërgohen në Britani të Madhe për trajnim të ushtarëve të Ukrainës.
Ky është nje trajnim i Mbretërisë së Bashkuar përmes së cilit stërviten ushtarët ukrainas, i cili quhet “Interflex”, dhe zhvillohet në territorin e Britanisë.
Këtij programi gjigant shumë-kombesh i bashkohet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me gjashtë instruktorët e parë të cilët do të ofrojnë trajnimin bazik në këmbësori për ukrainasit.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar trajnime në kuadër të këtij operacioni edhe për deminim, si dhe do t’i dërgojë Ukrainës edhe automjete të cilat i ka premtuar në takimin e Grupit të Kontaktit. /The Geopost/
Operation INTERFLEX takes place in the United Kingdom and is aimed at training troops of the Ukrainian Army. The Ministry of Defense and the KSF have offered the readiness to engage instructors to assist the training process of the Ukrainian Army within this operation. 2/2 pic.twitter.com/LHHprsY9kN
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) January 19, 2024
Rruga Press