KryesoreLajme

Ndalimi i dinarit serb, Osmani: Të respektohet Kushtetuta! Brenda dy ditëve do të ketë akordim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur sot për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga 1 shkurti përjashton nga qarkullimi dinarin serb.

Ajo tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate.

“Sa i përket dinarit, dje me zotin Lajçak nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë se kemi pasur shume tema për dialogun… Neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

Banka Qendrore e ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë…

Kurse sa i përket zbatimit në praktikë të këtyre parimeve janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe barten në llogari të reja në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate..”, tha ajo.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Sipas saj, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit dhe sigurinë e shtetit sa herë që aleatët i kanë në krahë tejkalohen edhe sfidat.

“Një shembull i tillë është edhe çështja e targave… Ky është problem i ngjashëm…”, tha ajo, duke shtuar se edhe në rastin e targave çështja kishte të bënte me mbrojtjen e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë por sipas saj nganjëherë nga aspekti teknik deri në realizim mund të marrë më shumë se një muaj ose dy…

“Do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike… Jam për atë që zbatimi të jetë i plotë dhe jo veç në letër dhe për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri… mund të bëhet edhe njëra edhe tjetra…”, tha ajo.

E para e shtetit e pyetur nëse po aludon në shtyrje të vendimit tha “Unë po aludoj në një diskutim që ende është duke vazhduar dhe i cili jam e bindur se do të gjejë një zgjidhje praktike në mënyrë që Kushtetuta jonë të zbatohet edhe në praktikë në çdo cep të republikës, e jo vetëm të kemi dokumente zbatimi i të cilave pastaj sfidohet”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Kushtetuta është mbi të gjitha, por aleatët tanë nuk janë kundër Kushtetutës sonë. Kushdo që sugjeron një gjë tillë nuk e njeh historinë e Republikës së Kosovës…. Historia e Kosovës, si shtet i pavarur e sovran është arritur me sakrificën e heronjve tanë, por edhe me mbështetjen e aleatëve që po punojnë bashkë me ne për shtrirjen e sovranitetit në veri”, tha ajo.

YouTube player