Bota

SHBA po armatos Europën, shitje rekord të armatimeve mes frikës për sulme nga Rusia

Europa po armatoset deri në dhëmbë, me municionet amerikane. Shitja e armatimeve të Shteteve të Bashkuara përtej detit, u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, duke arritur një rekord prej 238 miliardë dollarësh teksa lufta ruse në Ukrainë solli bum kërkesash.

Qeveria amerikane negocioi drejtpërdrejtë 81 miliardë dollarë shitje, 56 përqind më shumë se në vitin 2022. Siç bëri me dije Departamenti Amerikan i Shtetit, pjesa tjetër ishin shitje direkte nga kompanitë e mbrojtjes në SHBA për vendet e huaja.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Transfertat dhe tregtia e armëve janë një mjet i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA me potencialin e ndikimeve afatgjatë për sigurinë rajonale dhe globale”, tha DASH.

Fqinji i Ukrainës, Polonia, e cila ka nisur fushatën për të zgjeruar ushtrinë, ka bërë disa prej blerjeve më të mëdha. Varshava thuhet të ketë siguruar helikopterë Apash prej 12 miliardë dollarësh dhe ka paguar gjithashtu 10 miliardë për sisteme raketore Himars, e 3.7 miliardë për tanket Abrams.

Kryeministri Donald Tusk, është zotuar të vijojë programin e modernizimit ushtarak të nisur nga administrata paraardhëse, që synon të shndërrojë Poloninë në forcën më të fuqishme tokësore në Europë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Gjermania sakaq, ka shpenzuar 8.5 miliardë dollarë për helikopterë Chinook. Bullgaria pagoi Shtetet e Bashkuara 1.5 miliardë dollarë për pajisjet e blinduara Stryker, ndërsa Norvegjia bleu helikopterë shumë funksionalë prej 1 miliardë dollarësh.

Shitjet morën hov edhe për shkak të refuzimit të vendeve për t’u furnizuar nga Rusia, që për dekada ka qenë furnizuesja e dytë pas Shteteve të Bashkuara.

Rruga Press

YouTube player