KryesoreLajme

Mediat italiane: Gjykata shqiptare injoroi kritikat për marrëveshjen e emigrantëve

Ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat e vendit italiane vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri që i dha “OK” marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët. RAI citon se marrëveshja mes Tiranës dhe Romës “nuk dëmton integritetin territorial të Shqipërisë”, por sipas medias së njohur italiane “gjykata shpërfilli kritikat e OJQ-ve dhe të opozitës shqiptare kundër hapjes në territorin e Republikës Ballkanike të dy qendrave të mëdha të pritjes për migrantët”.

Edhe “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar hapësirë argumenteve të gjykatës ka cituar kryetaren Holta Zacaj, sipas së cilës marrëveshja është “në përputhje me Kushtetutën”. Mediat e njohur italiane sjell në vëmendje deklaratën e Komisionerilt të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk që shprehu shqetësimin e tij për marrëveshjen

Lexo më shumë  Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja

“Këto transferime në Shqipëri për të përmbushur procedurat e azilit dhe kthimit, shmangin çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut, veçanërisht lirinë nga ndalimi arbitrar dhe nevojën për të siguruar procedura adekuate të azilit, duke përfshirë kontrollin dhe identifikimin” – tha Türk.

Përveç raportimit të asaj që ka ndodhur, Corriere della Sera” nënvizon edhe faktin se marrëveshja u miratua me 5 vota pro dhe 4 kundër nga Gjykata Kushtetuese. Debatet sipas saj kanë qenë të ashpra dhe kanë zgjatur disa orë.

Pas vendimit të Gjykatës shqiptare ka reaguar Sara Kelany, relatore në Dhomën e Deputetëve, përfaqësuese e “Fratelli d’Italia”.

Lexo më shumë  Akuza për abuzim me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

“Shqipëria do të përmbyllë brenda pak ditësh procesin parlamentar dhe me kalimin e projektligjit të ratifikimit edhe në Senat do të jemi gati të shkëmbejmë nota dhe të nisim projektin. E majta italiane, e cila ditët e fundit ka qenë e zënë duke kërkuar ndalimin e procesit parlamentar të miratimit të traktatit me supozimin e rremë se Gjykata Kushtetuese shqiptare ka sanksionuar antikushtetutshmërinë e tij ka dëshmuar edhe një herë se është e gabuar”, – tha ajo. 

Rruga Press

YouTube player