Bota

Mobilizohet Kroacia, blen helikopterë ushtarakë nga SHBA-ja

Kroacisë i është miratuar kërkesa për t’i blerë tetë helikopterë Sikorsky UH-60 Black Hawk.

Rregullatori i Departamentit Amerikan të Shtetit së bashku me ligjvënësit e Kongresit amerikan miratuan kërkesën e Zagrebit zyrtar, ditë më parë, duke thënë se kjo shitje “mbështet politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështetë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë”, ka thënë DASH-i, ka raportuar FlightGlobal.

Lexo më shumë  BE-OKB: Izraeli të sanksionohet, tmerri duhet të marrë fund

Pos tetë helikopterëve ushtarakë, Kroacia ka kërkuar që SHBA-ja t’ia shesë edhe 19 motorë GE Aerospace T700-GE 701D dhe të gjitha pajisjet e nevojshme avionike. E gjithë kjo pako vlerësohet të kushtojë 500 milionë dollarë.

Kroacia s’është shteti i vetëm që ka bërë blerje të armatimit së fundmi nga SHBA-ja.

Edhe Shqipëria javë më parë ka blerë helikopterë të tillë nga SHBA-ja. Helikopterët Black Haëk janë avionët kyç të transportit dhe sulmit ajror të ushtrisë amerikane me fluturim mesatar. Konsiderohet avion i shërbimeve me ngritje me dy motorë, e është i pajisur me një rotor me 4 tehe dhe një rotor bishti.

Lexo më shumë  Borrell: Ukraina ka të drejtë të ndërmarrë sulme ndaj territorit rus

Kosova ka porositur blerjen e raketës antitank Javelin.

YouTube player