Lajme

Festë dhe në tribuna për suksesin e Nora Gjakovës, ky ishte reagimi i Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit

Nora Gjakova ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të xhudos në Lojërat Olimpike.

Gjakova kësisoj i ka siguruar një tjetër medalje olimpike shtetit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Xhudistja kosovare për të kaluar në finale kishte pengesë xhudisten japoneze Tsukasa Yoshidën të cilën e kaloi në kohën shtesë.

Lexo më shumë  "Krijues të grupit kriminal!" SPAK pranon propozimin e GJKKO-së, rikualifikohet akuza për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn

Gëzimi në fytyrën e Nora Gjakovës ishte i madh pas triumfit në Tokio, ndërsa festë pati edhe në tribuna ku ishin të vendosura edhe dy xhudistet tjera Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Në disa fotografi të publikuara nga faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës shihen dy kampionet olimpike të ngritura në këmbë duke duartrokitur për suksesin e Norës.

Lexo më shumë  Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Nora Gjakova në finale do të përballet me xhudisten franceze, Sarah Cysique.

Kujtojmë se Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në ditën e parë, ndërsa Majlinda Kelmendi u eliminua në luftën e parë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *