Bota

Masat e GJND-së ndaj Izraelit, BE-ja kërkon zbatimin e tyre

Bashkimi Evropian (BE) pret zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të masave të përkohshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mori ndaj Izraelit sot.

Në një komunikatë për media, BE-ja thotë se mbështet GJND-në dhe vendimet e saj.

“Ne marrim parasysh urdhrin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për kërkesën e Afrikës së Jugut për t’i treguar masat e përkohshme. BE-ja rikonfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe duhet t’i zbatojnë ato. Bashkimi Evropian pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndryshe, sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka urdhëruar të premten armëpushim në Gazë, por i ka kërkuar Izraelit që t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar akte të gjenocidit.

Gjykata ka thënë se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player