Kryesore

Sveçla e Krasniqi në Dragash: Mbyllëm katër komuna paralele, lëshonin dokumente kundërligjshëm (VIDEO)

Janë mbyllur zyrat  e katër komunale paralele serbe që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite të pas luftës në Kosovë.

Zyrat kanë qenë në në fshatin Vranisht të Dragashit dhe ato u mbylën nën vëzhgimin e ministrit për Administrimin e Pushtetit Lokal , Elbert Krasniqi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Krasniqi dhe Sveçla edhe në këtë rat ritheksojnë se Republika e Kosovës është shtet unitar dhe nuk do të lejohet që edhe më tutje të bëhen veprime kundërligjore.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

 “Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

Edhe ministri Sveçla tha se po vazhdojnë punën e angazhimet ashtu siç janë zotuar, për rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Republikës së Kosovës.

“Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka ritheksuar Sveçla.

Rruga Press

YouTube player