KryesoreLajme

Blegtorët në Shqipëri sërish në protestë, derdhin qumështin në rrugë: Shteti na ka braktisur, produktet serbe po na falimentojnë

Situata e vështirë që po kalojnë blegtorët e vendin dhe kryesisht ata të jugut të Shqipërisë ka bërë që të ata të ngrihen në protestë dhe të bllokojnë totalisht rrugën e Kardhiqit.

Blegtorët kanë bërë thirrje që në rast se nuk merren masat e nevojshme protesta do të përshkallëzohen derisa sa të protestojmë në Tiranë përpara kryeministrisë.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

“Këta duan të na zhdukin është e qëllimshme kjo situatë me bujqësinë. në rast se nuk merren hapat ne do të shkojmë në Tiranë dhe kryeministri ashtu si e bën bota.

Misri që kemi mbjellë është me 20 lekë, përse të vjeri misri i serbit këtu dhe misri jonë të mbetet pa shitur.”

Një blegtor tjetër ka vënë theksin dhe alarmin se janë në pragun falimentimit dhe të rinjtë që janë baza kryesore e kësaj pune do të ikin në emigrim.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara

“Nëse nuk zbatohen pikat kryesore që ne kërkojmë do të kalojmë në faliment dhe të gjithë të rinjtë që janë baza e kësaj pune do të marrin rrugën e emigracionit dhe do të kapitulloj gjithçka.

Duhet të merren në konsideratë pikat kryesore që të mos falimentojmë.”

Rruga Press

YouTube player