KryesoreLajme

Kritikat e aleatëve për zhvlerësimin e dinarit, Bislimi: BQK ka pavarësinë e saj, s’është negociuar për të në Bruksel

Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi ka dhënë shpjegime sa i takon komenteve nga faktori ndërkombëtar për zhvlerësimin e dinarit në Kosovë. Bislimi thekson në Komisionin për Integrimin Evropian teksa debaton me deputetët, se Banka Qendrore në Kosovë është një institucion të pavarur që zbaton politikat monetare dhe e vetmja varësi që ka është Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Bislimi u shpreh se kushdo që kërkon llogari BQK-së, është duke hyrë në punët e brendshme të saj. Nga ana tjetër ai thekson se nuk ka patur dakordësi me faktorin ndërkombëtar për krijimin e këtij institucioni, andaj nuk mund të gjykohet për vendimet e saj ndërsa diskutimi i zbatimit të Kushtetuese sipas tij është shterpë.  Nga njëra anë qeverisë së Kosovës i kërkohet të “mos i bëjë presion” Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit e ndërsa këtu e fton të bëjë arbitrin.

Lexo më shumë  VOA: Shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve në Shqipëri

“Rregullorja që ka aprovuar Banka Qendrore se në Kosovë ka vetëm, një valutë të cilën e vendos vetëm ajo dhe është autoriteti i vetëm që zbaton politikat monetare dhe në zbatimin e tyre është e pavarur. Kushtetuta është e qartë në nenin 11. Nëse ndërmjetësuesi thotë nuk ka koordinim, BQK nuk duhet të koordinohet me persona jashtë tyre se do ishte jashtë tyre. Ata vetëm do duhet të zbatojnë politikën monetare, ne s’mund të ndërhyjmë në formë arbitrare. Ndërmjetësuesi duhet të kuptojë se BQK nuk është negociuar në Bruksel, neni 11 nuk është negociuar në Bruksel dhe pavarësia e saj nuk është negociuar në Bruksel, rrjedhimisht nuk do duhet të preket. Kush shkon t’i kërkojë llogari BQK është duke ndërhyrë në pavarësinë e saj.

Të gjithë ne duhet ta mbrojmë pavarësinë e Bankës Qendrore. S’duhet të futemi në diskutimin a ta zbatojmë apo jo Kushtetutën.”- thotë Bislimi.

YouTube player