KryesoreLajme

Për herë të parë procedura e re kirurgjike VATS, Vitia: Pacientët nuk do të shpenzojnë më 30 mijë euro për trajtim jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se për herë të parë në sistemin publik ka ardhur procedura e re kirurgjike VATS.

Vitia përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VATS është procedurë kirurgjike mini-invazive, aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi në ndërhyrjet operative.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

Në prezantimin e shërbimit të ri në kirurgjinë torakale, i pranishëm ishte edhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, si dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë torakale Dr. Nazmi Kolgeci.

Sipas ministrit, më herët rastet e pacientëve janë dërguar jashtë vendit, ndërsa tani e tutje ato do të kryhen brenda sistemit shëndetësor.

Trajtim jashtë vendit dhe kostoja për këtë trajtim është 35 mijë euro.

Vitia tha se vlera e këtij investimi në aparaturë moderne është rreth 250.000 euro.

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Ai theksoi se shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro.

“Falënderova stafin për përkushtimin dhe efikasitetin e treguar. Në veçanti Dr. Xhevdet Ademaj, mjek në Gjermani me mbështetjen që po jep në shërbim të kësaj procedure”.

“Vijojmë me pajisje bashkëkohore e shërbime të reja për sistemin publik”, shkroi Vitia.

YouTube player