Lajme

Video në 3D/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci, eksperti rrugor: 2 shoferë, shumë pak për një rrugë 25-orëshe

Portali kroat Dnevik.hr ka rindërtuar në versionin 3D aksidentin e autobusit nga Kosova i cili u përmbys në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ilustrimi është bërë me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.

Bazuar në po këtë ilustrim pasi kishte kaluar në zonën e gjelbër, autobusi i pasagjerëve ishte rrokullisur.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.

Eksperti kroat i komunikacionit, Goran Husinec, duke folur pas aksidentit tragjik thotë se dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak.

Lexo më shumë  Haxhiu: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq

“Secili shofer i autobusit mund të ngasë për 9 orë brenda 24 orëve, pas së cilës ka një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobus, ai duhet të pushojë për 2 orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet.Kjo rrugë zgjat rreth 25 orë, duke marrë parasysh qëndrimet në kufij. Dhe me turmat kur është sezoni, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë, kështu tani merreni me mend.Zgjidhja është e thjeshtë. Duhet të sigurosh banesa, ku shoferët do të ndërroheshin dhe ata që vozisnin duhet të pushonin”, thotë ai.

10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur autobusi nga Kosova doli nga rruga.

Lexo më shumë  Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *