KryesoreUncategorized

Kryekuvendari Konjufca në Francë për të avokuar për anëtarësim të Kosovës në KiE

Një delegacion i Kosovës i drejtuar nga kryetarit i Kuvendit, Glauk Konjufca, po qëndron në Strasburg të Francës, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Sipas një komunikate të Kuvendit të Kosovës, në mes të takimeve kyçe që delegacioni ka marrë pjesë ishte edhe diskutimi në Komitetin e Çështjeve Politike dhe Demokracisë, ku Konjufca thuhet se ka prezantuar rastin e Kosovës për anëtarësim.

“Aplikimi ynë për anëtarësim daton që nga viti 2022. Kosova ka punuar për 16 vjet me instrumentet kyçe të Këshillit të Evropës dhe është tashmë anëtare e plotë e Komisionit të Venedikut dhe Bankës për Zhvillimin e Këshillit të Evropës”, citohet të ketë thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas Komunikatës ai ka shtuar se që nga viti 2008 Kosova ka dhënë një rang kushtetues dhe ka zbatuar drejtpërdrejt Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Kornizë për Minoritetet dhe, që nga viti 2020, edhe Konventën e Stambollit.

“Ne vazhdojmë të mbajmë përkushtimin për të mbrojtur standardet ndërkombëtare dhe për të promovuar të drejtat e njeriut. Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës është shënuar nga përkushtimi dhe përparimi. Vlerësoj mbështetjen dhe njohjen e vazhdueshme nga bashkësia evropiane”, citohet Konjufca.

Pjesë e këtij delegacioni janë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, në cilësinë e kryesueses së delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Arjana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, si dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Në kuadër të qëndrimit në Strasburg delegacioni u takua me personalitete të rëndësishme nga grupe të ndryshme politike, duke përfshirë Béatrice Fresko-Rolfo, Raportuesen për Kosovën në Komitetin për Barazi dhe Mosdiskriminim, delegacionin kombëtar të Francës, Kryetarin e Grupit ALDE, Iulian Bulai, si dhe deputetë e përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare”, thuhet në komunikatë, ku shtohet se delegacioni do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Rruga Press

YouTube player