Lajme

Qytetarët protestë në Kushtetuese, kundërshtojnë marrëveshjen Rama-Meloni: Vendi ynë, s’është pronë e kryeministrit

Qytetarë e aktivistë të cilët kundërshtojnë paktin e kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni kanë protestuar sërish përpara ambienteve të Gjykatës Kushtetuese në Tiranë.

Teksa pritet që Gjykata sot të japë vendimin për këtë marrëveshje, qytetarë shprehen indinjatën e tyre. Në fjalën e saj, aktivistja nga Lezha, Arilda Lleshi u shpreh se ky hap i qeverisë shqiptare është problematik dhe antikushtetues. Aktivistë të tjerë mbanin pankarta në duar ku shkruhej se Shqipëria s’është pronë private e Edi Ramës, duke kundërshtuar kështu ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Gjithashtu ata janë shprehur se Shqipëria nuk mund t’ua garantojë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë Bashkimi Europian.

“Thjesht nuk mund t’ua garantojnë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë BE-ja”, tha një protestuese.

Nga ana tjetër pezullimi i marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese ka bërë që edhe Rama të shigjetojë haptazi institucionin e drejtësisë, ku insistonte se marrëveshja nuk është antikushtetuese. Sot pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin lidhur me këtë çështje e cila ka nxitur pakënaqësi te qytetarët.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player