BotaKryesore

Çfarë thanë kriminelët për vëllain e Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviqin në telefonat e koduar Sky: Zvonko dhe Andrej janë pothuajse miliarderë

Ljubo Miloviq dhe Milosh Bozhoviq nga Nikshiqi për muaj të tërë kanë komentuar shërbimet e sigurisë në Mal të Zi dhe Serbi, për klanet kriminale që veprojnë në territorin e këtyre dyja vendeve dhe më pas deklaruan se Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq i kanë të gjitha në dorë dhe së fundmi kanë festuar sepse fituan miliardin e parë.

“Vele Zvonko dhe Andrej festuan se po bëhen miliarderë”, shkruan Miloviq në mars të vitit 2021.

Andrej Vuçiq është vëllai i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kurse Zvonko Veselinoviq konsiderohet bashkëpunëtor i tyre i ngushtë dhe, siç e quajnë mediat serbe, një biznesmen kundërthënës dhe bosi i veriut të Kosovës.

Milloviqi u ndoq penalisht në disa raste kundër krimit të organizuar, kurse Bozhoviq po gjykohet për nxitjen e vrasjes së Ranko Vuletiqit në Nikshiq.

Disa herë gjatë bisedës, Miloviq i referohet informacioneve si shërbimi “ynë”, ndërsa Bozoviq e cilëson të vetën Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Në fund të shtatorit të vitit 2020, Miloviq dhe Bozoviq komentuan në aplikacionin e koduar të atëhershëm Sky se policia serbe e shënoi Milivoj Lovrenoviq Çaruga si vrasësin e Strahinja Stojanoviqit në Beograd dhe ankohej për “rënien e tij”.

Në të njëjtën kohë ata parashikojnë se kush do të fitojë në konfliktin mes Vuçiqit dhe Nebojsha Stefanoviqit, ministrit të atëhershëm serb të Policisë.

“Stefanoviq del në media edhe kur largohet ndonjë i tij”, thonë ata në të njëjtën ditë kur ai publikisht lavdëroi pjesëtarët e policisë për zbardhjen e vrasjes.

“A do ta zëvendësojë Vuçko?”, pyet Miloviq, raporton nova.rs.

Burri nga Nikshiqi i përgjigjet se ky është një rezultat i mundshëm dhe më pas ata “kthehen” në Çaruga, transmeton Telegrafi.

“Më vjen keq për Çarugën që ishte vrasja e 30-të”, shkruar në mesazhin e Bozhoviqit më 21 shtator të vitit 2020.

Miloviq pyet se si ndodhi dhe si u futën në të, “Thonë se me Andrejn nuk ka asgjë”.

“Aspak, Nevolja (Veljko Belivuk) madje e ka sulmuar Zvonko Veselinoviqin për Stefanoviqin”, është përgjigjur Bozhoviq.

Miloviq më pas shpjegon se i dyshuari me siguri ka lënë ADN-në në vendin e krimit, por bashkëbiseduesi i tij nuk pajtohet me këtë.

“Ai nuk kishte ADN në bazën e të dhënave… Por fotot e tatuazheve dhe plagëve në këmbën e tij… Comi fjalë për fjalë vriste 4-5 herë në vit… Nuk kishte njeri që nuk i interesonte në çdo mënyrë. Ju nuk e keni parë atë. Jemi vërtet mirë”.

Bozhoviq shton se shoku i tij është në arrati dhe se mendon se do të ecë ende i lirë…

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Disa muaj më vonë, në fund të dhjetorit 2020, Miloviq pyet nëse Serbia e ka ekstraduar Darko Elezin në Bosnje-Hercegovinë dhe më pas vazhdon “nuk mund ta besoj për Zvonkon… Ai është në të njëjtën dhomë me Andrejn. Në çdo punë”…

Bozhoviq i përgjigjet se kështu thotë edhe (Aleksandar) Vulin.

“Duket se për ta është më e rëndësishme që tifozët të qëndrojnë… Tifozët janë avantazhi i tyre. Asnjë demonstratë. Pa tifozë…”, shton Miloviq.

Bozoviq i thotë se ka të drejtë dhe i shpjegon se Veljko Belivuk (Velja Nevolja) e ka “goditur” Zvonko Veselinoviqin.

“Po, po, ashtu është. Dhe Nevolja sulmoi Zvonkon. Dhe tani Zvonko donte ta hiqte qafe… Zvonko luajti përmes Andrej për të hequr qafe Nevoljan dhe Marko (Marko Milkoviq), dhe që të vinte ai që varej me djalin e Zhvalit të vogël, ai i Roshavës”, thotë Bozhoviq.

Në seancën dëgjimore në Beograd, siç raporton “Krik”, Belivuk ka bërë të ditur se kontaktet me presidentin e Serbisë i ka mbajtur më së shumti përmes Aleksandar Vidojeviqit, i njohur më mirë si Aca Rosavi. Sipas mediave serbe, Vidojeviq është mik i ngushtë i djalit të Vuçiqit, Danilos.

Të dy rrëfejnë në fakt se Belivuk dhe Milkoviq ishin pothuajse të përshtatshëm për regjimin e Vuçiqit, por kjo mori fund…

Belivuk dhe Milkoviq u arrestuan një muaj më vonë në Beograd – në fillim të shkurtit të vitit 2021, atyre iu hoq liria në aeroportin “Nikola Tesla” pasi u kthyen nga një festë në Mal të Zi të organizuar nga krerët e klanit kriminal të Kavacit.

Në njërën nga fotot e aplikacionit Sky, Belivuk dhe Miljkoviq janë të shoqëruar nga lideri i grupit të Kavçanit, Radoj Zvicer, si dhe policët Miloviq, Petar Lazoviq dhe Nebojsha Bugarin.

“A besoni se shërbimet atje regjistrojnë dhe monitorojnë të gjitha takimet e tyre, nuk mund ta besoja se ishte kështu derisa pashë videon nga një lokal”, shkruan Bozhoviq.

Bashkëbiseduesi i përgjigjet se është dakord me atë pohim, “Gjithçka, gjithçka. Është një shërbim i fortë atje lart. I kanë këto ekipe për xhirime sekrete… Qytet i madh, kështu që mund ta bësh”, thotë Miloviq.

“Po, në qytetet tona është më e vështirë, sepse do të bini në sy”, përgjigjet Bozhoviq.

“Vele Zvonko dhe Andrej gati kanë një miliard”, tha Miloviq në mars të vitit 2021.

“Ata janë të lirë. I ndjek pak lëvizjet e tyre, vetëm për qejf. Kam shumë incizime dhe fotografi nga pylli”, thotë Bozhoviq.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Më pas ai shpjegon se ata po shkojnë për gjueti me helikopter, së bashku me ministrin e atëhershëm të Policisë së Republikës Serbe, Dragan Lukaq.

“Kush e di kur do të funksionojë”, shpjegon Bozhoviq.

Më pas ai pretendon se “djemtë e mi” kanë luftuar me Nevoljan dhe policinë për të dhe Andrejn.

Ai donte që Stefi (Stefanoviq) ta dobësonte Vuçekun dhe të bëhej president”.

Miloviqi i kthehet gjuetisë me helikopter, “Imagjinoni, ai shkon në gjueti me helikopter”.

“Po, kanë vrarë shtatë dhi në ditë… Ai dhe Lukaqi… Gjithçka është e regjistruar, gjithçka është e regjistruar dhe monitoruar… Fluturojnë pa leje, pa asgjë”…

Nova.rs shkruan se Veselinoviq është ndër të tjera organizator i barrikadave dhe mjeshtër i veriut të Kosovës dhe se Vuçiq ka tentuar pa sukses të distancohet prej tij.

Ata thonë se ai është arrestuar disa herë, se është gjykuar për krime të ndryshme dhe se Prishtina dyshon se është një nga krerët e grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Veselinoviqin e kam parë dy herë në Kosovë dhe nuk besoj se jemi dëgjuar ndonjëherë në jetë. As numrin e tij nuk e kam në telefon…”, ka thënë Vuçiq, përcjell Nova.

Distinktivi BIA

Në bisedën me Bozhoviqin, Milloviqi thekson se ka katër vjet që nuk e ka distinktivin e policisë, pasi është dërguar “për masë disiplinore”.

“Unë do të të jap timen”, përgjigjet Bozhoviq.

“E keni nga BIA”, thotë Miloviq.

“Gjithçka e kam të gjallë”, shton Bozhoviq.

Më pas rrëfejnë se si në Mal të Zi po “shtyhen” kush do të jetë drejtor policie.

“Me shumë mundësi Brdanin”, thotë Bozhoviq.

“Vështirë”, përgjigjet Miloviq.

Nga komunikimi mes Miloviqit dhe Bozhoviqit, të krijohet përshtypja se ky i fundit nuk ka dijeni për lidhjet e ngushta të Milloviqit me kavçanët, ndërsa Bozhoviqi thotë se ka qenë shok me shumë pjesëtar të grupit “Skalar”, por edhe ata do t’i “marrin radhën”.

Në mesin e shkurtit të vitit 2021, Bozhoviq e pyet Miloviqin nëse e ka dëgjuar Vuçiqin, i cili publikisht tha në TV se ata kanë ADN-në e tifozit dhe se përputhet me ADN-në e gjetur në vendet e likuidimit…

Më pas Bozhoviq shikon pas te fansat, pra te Belivuk dhe Milkoviq, “u ndalën më ato therje. Unë e thera atë të ‘rojalit’ që përfaqësonte kunatin. Por nuk e torturova. Ia dhashë dy flakaresha dhe kur tregoi gjithçka, i futa thikën, por nuk ia këputa veshët”, shkruan banori i Nikshiqit.

YouTube player