Bota

NATO-ja blen municione në vlerë të 1.1 miliard eurove

NATO-ja ka nënshkruar kontratë në vlerë të 1.1 miliard eurove për municion artilerie 155 milimetrash, ka thënë të martën aleanca.

Një pjesë e tyre do të dërgohen në Ukrainë, pas ankesave të këtij vendi se mungesa e municioneve është duke i penguar përpjekjet për mbrojtje kundër pushtimit rus.

“Lufta në Ukrainë është bërë betejë municionesh”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg, pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës në selinë e aleancës në Bruksel.

NATO-ja e ka nënshkruar marrëveshjen në emër të shumë aleatëve që ose do t’i dërgojnë municionet në Ukrainë, ose do t’i ruajnë në magazinat e tyre ushtarake.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Zyrtarë policorë dhe disa banorë të mbledhur afër një zone të sulmuar në Ukrainë më 23 janar.

Blerja e muncioneve me shumicë u garanton atyre çmime më të ulëta.

Vendet e NATO-s pritet të pranojnë rreth 220.000 pjesë municionesh artilerie, dhe dërgesat e para pritet të lëshohen në fund të vitit 2025, ka thënë një zyrtar i NATO-s për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ato do të prodhohen prej kompanisë franceze Nexet dhe asaj gjermane Junghans.

YouTube player