Prishtina “kap majën”! Alpinisti nga Kosova valëvit flamurin në Kilimanxharo
Alpinisti Arben Ahmeti ka ngjitur njërën nga majat më të larta në botë Kilimanxharon në lartësi prej 5,895.
Përmes faqes zyrtare në rrjetin social në Facebook të Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se Ahmeti po ashtu në këtë majë ngriti flamurin e kryeqytetit, Prishtinës.
“Arben Ahmeti, arriti një sukses shumë të madh duke ngjitur njërën nga majat më të larta në botë Kilimanxharo në lartësi prej 5895. Alpinisti jonë na bëri krenar me ngritjen e flamurit të Kryeqytetit në majën e Kilimanxharos duke treguar kështu edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes për sportistët tanë për të arritur suksese në botë”, shkruhet në Facebook.
Rruga Press