Na pret një javë e zjarrtë, temperatura deri në 43°C, ditët më të nxehta e mërkura dhe e enjtja
Java e fundit e korrikut pritet të mbyllet me temperatura ekstremisht të larta. Valët e të nxehtit afrikan do të dominojnë Italinë jugore dhe vendin tonë.
Lajda Porja, drejtore e zyrës operacionale të Meteoalb, në një lidhje me skype për “Ditë e Re” në Rtv Ora tha se ditët më të nxehta do të jenë mesi i javës, dita e mërkurë dhe dita e enjte, ku do të vlera në disa zona edhe 43 Gradë Celsius.
“Na pret një javë e nxehtë tani në fund të korrikut.Parashikohet që valët e të nxehtit afrikan duke filluar që sonte në orët e vona të natës të përfshijnë një pjesë të mirë të Italisë, kryesisht Italinë qëndrore dhe jugore dhe më pas do të futen në Shqipëri dhe të gjithë vendet e rajonit ku në këtë rast epiqendrae valëve do të jetë Italia jugore dhe Shqipëria ku priten temperaturat më të larta. Madje parashikohet që ditët më të nxehta do të jenë mesi i javës, dita e mërkurë dhe dita e enjte ku do të vlera në disa zona edhe 43 Gradë Celsius. Deri ditën e premte, përfshirë dhe fundjavën, do të jemi në kushtet e qëndrueshme atmosferike, moti do të jetë i kthjellët, nuk parashikohet të ketë reshje. Kemi rritje të ndjeshme të temperaturave dhe në vlerat e mëngjesit dhe në vlerat e mesditës, duke e bërë disi të papërballueshme natën. Në gjithë ultësirën perëndimore vlerat minimale do të luhaten nga 25 në 30 apo 31 Gradë dhe mbi 40 Gradë do të jetë e gjithë zona e ulët dhe bregdetare. Temperaturat më ekstreme pritet të jenë në qytete si Shkodra, Elbasani, rrethinat e Elbasanit,qarku i Beratit, Gjirokastra ku priten vlerat që do tën jenë 42 apo 43 Gradë, papë më freskët parashikohet të jetë vija bregdetare 38-40 Gradë. Në zonat malore temperaturat më të larta priten kryesisht në verilindje, Hasi, Kukësi, Dibra ku termometri do të ngjitet edhe në 39-40 Gradë dhe diçka më freskët zona e juglindjes, Korça, Pogradeci, Bilishti ku termometri do të jetë 36 Gradë”.
Porja tha se muaji korrik i këtij vitit do të mbahet mend për ditë shumë të nxehta dhe më pak ditë të nxehta. /oranews/
Rruga Press