Lajme

26-vjetori i sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Bekimi bën homazhe tek varret e të rënëve

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në 26-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, bashkë me gruan dhe fëmijët, kanë bërë homazhe tek varret e të rënëve, përcjell KosovaPost.

Ai përmes një postimi në Facebook ka rikthyer disa momente nga ajo ditë, duke thënë se pas këtij sulmi, vazhdoj jetën duke pritur betejën e radhës, atë të rënies heroike me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Lexo më shumë  Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku u kap me shkelje nga KLSH, do të menaxhojë 30 mln Euro në vit!

“Në 26 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen, bashkë me gruan dhe fëmijët vizituam varret e të rënëve dhe vendosem lule te varri i Selvetes, e cila ishte plagosur gjatë rezistencës që bëri  baba Shaban bashkë me Hamëzen, vajzat dhe djemtë e familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar”.

“Nga ky sulm tinëzar ishin plagosur duke ndihmuar babushin Hamëzen, Selvetja dhe Iliriana. Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi. Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur betejën e radhës, atë të rënies heroike me 5,6 dhe 7 mars 1998”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

Lexo më shumë  Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Rruga Press

YouTube player