Kurti nga Shkupi: Kemi nevojë urgjente për zgjerim të BE-së agresioni rus po vazhdon në Ukrainë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në samitin e Bashkimit Evropian i cili po mbahet në Shkup në kuadër të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri i Kosovës shprehet se zgjerimi është urgjent aktualisht pasi agresioni rus në Ukrainë është duke u rritur çka nxit edhe riskun në Rajon.
“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti.
Gjithashtu, kryeministri theksoi edhe një herë së është koha që kërcënimet të ndërpriten.
Kurti po ashtu ka falënderuar BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që sipas tij do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.
Rruga Press