Lajme

“Më në fund, ShBA-ja ka hapur sytë”, Ekspertja amerikane e sigurisë: Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani bëhet fronti i dytë në Evropë

Ekspertja amerikane e sigurisë dhe doktrinave ushtarake, Ivana Stradner, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden, të mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë e ku flet për agresionin rus në Ukrainë dhe shtron pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Amerika largohet dhe Putini mposht Zelenskyn.

Stradner ka thënë se për një kohë të gjatë ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte në Ballkan dhe se më në fund ShBA-ja ka hapur sytë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

Ajo ka thënë se nëse ShBA-ja nuk e ndalë Rusinë, radha është për Ballkanin, meqë Rusia kërkon një front të dytë në Evropë.

“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund ShBA-ja ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani është i radhës. Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player