Bota

Estonia, Letonia dhe Lituania do të ndërtojnë “Linjën Baltike të Mbrojtjes” në kufirin lindor

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, theksoi se Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord për ndërtimin e një “Linjë Baltike të Mbrojtjes” përgjatë kufirit lindor për të ndërtuar “foletë mbrojtëse aty ku është e nevojshme”.

“Çështja është e thjeshtë: Ne do të ndërtojmë ‘foletë mbrojtëse’ aty ku është e nevojshme afër kufirit”, shkroi Hanno Pevkur në X, duke ndarë një foto me homologët e tij të Letonisë, Andris Spruds, dhe Lituanisë, Arvydas Anusauskas.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ministria e Mbrojtjes e Estonisë tha gjithashtu në X: “Është thelbësore të përdoret koha me mençuri për të rritur gatishmërinë mbrojtëse”.

Muajin e kaluar, krerët e vendeve baltike zhvilluan bisedimet e tyre vjetore për të diskutuar zhvillimet rajonale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kryeqytetin estonez Talin.

Estonia, Letonia dhe Lituania, pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, tani janë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe janë aleatë të Ukrainës.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump
YouTube player