Lajme

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Turqi për dronët “Bayraktar”

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se pas suksesit në fazën e përgatitjes teorike, efektivët shqiptarë kanë filluar trajnimin praktik për dronët luftarakë “Bayraktar”, me të cilët sipas tij Shqipëria do të pajiset shumë shpejt.

“Tri ekipe nga Forcat tona të Armatosura aktualisht po ndjekin kurse intensive në Türkiye për specialitetet PilotUAV, ElektronikUAV dhe MekanikUAV, për të bërë të mundur aftësimin profesional për çdo aspekt të operimit të kësaj teknologjie të përparuar”, ka theksuar Peleshi.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

“Krenarë për angazhimin e forcave tona dhe mënyrën sesi ata po pajisen me kompetencën e nevojshme për të operuar këta dronë të pararojës teknologjike në fushën e mbrojtjes”, ka shtuar ai.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë u nënshkrua kontrata për blerjen nga Shqipëria të flotës së mjeteve ajrore pa pilot (UAV) “Bayraktar”, sipas autoriteteve shqiptare, produkt i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Turqi dhe në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura shqiptare si anëtare të NATO-s.

Lexo më shumë  Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

Rruga Press

YouTube player