Kryeministri Kurti dhe ministri Vitia në QKUK vizitojnë 23-vjeçaren, që u lëndua dje nga kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), për ta vizituar 23-vjeçaren, e cila u lëndua pas rënies së kulmit të objektit komunal në Prishtinë.
Në objektin e ri të komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”, të enjten ka rënë një pjesë e kulmit, ku si pasojë u lëndua një vajze 23-vjeçare, e cila tashmë ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Tashmë janë larguar mbetjet e pjesës së kulmit të objektit, ndërsa, rrugët për te objekti i komunës janë duke qëndruar edhe më tutje të mbyllura.
Gjendja e vajzës 23-vjeçare, e cila u lëndua është stabile, por se ka lëndime të rënda.
Shpend Fazliu, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se viktima është 23-vjeçare dhe se pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në mjekim intensiv.
Rruga Press