Avokati serb vazhdon me akuza në drejtim të Vuçiqit: Ju ishit ministër i Millosheviqit kur u vra shtatë vjeçarja Blerina Jashari
Çedomir Stojkoviq ka vazhduar me akuza në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Avokati serb gjatë ditës së djeshme ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari deri sa ka kërkuar edhe falje për krimet e kryera gjatë vitit 1999.
Ai ka rikujtuar se udhëheqësi serb ishte ministër i Propagandës gjatë kohës së qeverisë së udhëhequra nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, kur u vra në Prekaz shtatëvjeçarja Blerina Jashari.
“Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviqit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi në platformën X.
Kjo vizitë e avokatit serb është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së presidentit serb.
Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Rruga Press