KryesoreLajme

​Dhoma e Tregtisë përshëndet vendimin e BQK-së për zhvlerësimin e dinarit: E vetmja valutë në Kosovë është euro

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të një valute të huaj në Republikën e Kosovës.

Në komunikatën e DHTIK thuhet se fatkeqësisht, përdorimi i mëtutjeshëm i dinarit serb nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, tani e 25 vjet ka shkaktuar dhe po shkakton dëme qindra milionëshe buxhetit të Kosovës, pasi asnjë nga shitjet të cilat bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Përveç kësaj, sipas legjislacionit në fuqi përdorimi dinarit është antiligjore dhe antikushtetuese.

“Nga 1 Shkurti 2024 sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Siç njofton DHTIK aktualisht janë mbi 50 mijë qytetarë serbë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët paguhen nga shteti i Serbisë në dinarë, ndërsa punojnë në institucione paralele të shëndetësisë, arsimit dhe kulturës që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Si Dhomë e Tregtisë konsiderojmë se ky vendim është shumë i mirëseardhur dhe i njëjti është dashur të aplikohet edhe më pare”, thuhet në fund të komunikatës.

YouTube player